27 Nëntor 2021

Kryeministri Kurti pranoi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Prishtinë, 19 tetor - Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i njohur më herët si Raporti i Progresit, i është dorëzuar sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadori Tomáš Szunyog.

“Rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian kërkon reforma e arritje të mëdha, por në këta muaj qeverisës ne kemi dëshmuar se jemi në rrugën dhe drejtimin e duhur”, tha kryeministri Kurti. Ai theksoi se në këtë rrugëtim do të ecim së bashku në partneritet dhe me mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian.

Në frymën e përkushtimit të fuqishëm të Kosovës ndaj rrugës së saj drejt BE-së, përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane si korniza kryesore themelore, qeveria  e re ka demonstruar një dinamikë të re të reformave përgjatë gjashtë muajve nga formimi i saj.

Kjo dinamikë mund të shihet në reformat të cilat janë indikacion i një baze të fortë të potencialit të Kosovës në zhvillimin e shpejt të saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian, shtoi kryeministri.

Në rrjedhën e sqarimit të ambasadorit Szunyog rreth raportit një vjeçar, nga tetori 2020 deri në tetor 2021, kryeministri vuri theksin në pjesën e dytë të tij, në progresin e shënuar në gjashtë muajt e qeverisë së re.

Në këta gjashtë muaj të qeverisë kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve që përbënë progres të madh shoqëror, tha ai.

Kryeministri potencoi progresin dhe rezultatet konkrete në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, administratës publike, zhvillimit ekonomik, punësimit dhe kujdesit social.

Ai veçoi progresin e pamohueshëm në fushën e vaksinimit dhe menaxhimit të pandemisë, duke njoftuar se dje kishim vetëm një rast të ri me COVID-19 dhe asnjë vdekje. Po ashtu dje numri i të vaksinuarve ka mbërritur shifrën e 1.5 milion dozave të administruara, dhe se Kosova mbetet vendi i parë në rajon sa i përket vaksinimit të popullatës.

Duke biseduar për zgjedhjet komunale ku subjektet politike dhe kandidatët garuan me platformat e tyre, në takim u vlerësua se Kosova dëshmoi organizim dhe administrim të mirë, me transparencë të plotë dhe garë demokratike.

Pas takimit, u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Shefit të Zyrës së BE/PSBE, Tomáš Szunyog.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)