19 Prill 2024

Kryeministri Kurti pjesë e Samitit te Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor

Prishtinë, 7 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, që për herë të parë organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ky samit, tha kryeministri në fillim të fjalës së tij, ka për qëllim krijimin e një praktike të mbledhjes së akterëve kryesorë për të diskutuar se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të luftojnë diskriminimin ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke bashkëpunuar dhe ndarë praktikat më të mira institucionale, në mënyrë që të rritet mirëqenia e të përmirësohet cilësia e jetës së komuniteteve në vendet e rajonit.

‘’Na duhet angazhim i përbashkët që të gjithë qytetarë tonë, të ndjehen e të jenë pjesë e barabartë, si dhe vlerë e shtuar e shoqërisë’’, u shpreh kryeministri, derisa theksoi se krahas ndërgjegjësimit institucional si pikënisje, na duhet puna e përbashkët edhe me qytetarët.

Më tej, kryeministri veçoi se progresin e zhvillimit të shoqërive tona mund ta matim, jo me atë se sa mirë jetojnë ata që kanë më së shumti, por ata që kanë më së paku. ‘’Andaj, si Kryeministër i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, angazhohem për të gjithë njëlloj, por më së shumti për ata që kanë më së shumti nevojë’’.

Një nga objektivat më të rëndësishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet hartimi dhe zbatimi i politikave dhe legjislacionit që përmirësojnë dhe përmbushin të drejtat e të gjithë qytetarëve në vend, sidomos me fokus në grupet më të margjinalizuara të shoqërisë.

Njëkohësisht, kryeministri përmendi ndarjen e bursave për 100 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për studime në fakultet të edukimit, si dhe ndarjen e 500 bursave për studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në drejtime të tjera të studimeve, përveç edukimit.

Po ashtu, theksoi edhe marrjen e vendimit për të themeluar një mekanizëm për nxitjen, promovimin dhe bashkërendimin institucional të punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në institucionet publike. Sivjet kemi zbatuar edhe programin për 100 praktikantë, me prioritet për komunitetet, që ka dëshmuar se të gjithë përfitojmë nga diversiteti në vendet e punës.

Kryeministri Kurti shprehu garancinë se Qeveria, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, do të qëndrojë krah për krah organizatave të shoqërisë civile, aktivistëve të të drejtave të njeriut e përfaqësuesve të komuniteteve, në garantimin e respektimin e të drejtave të njeriut.  Mbrojtja nga diskriminimi në shtetin tonë, në rajonin e Ballkanit, e më tej, varet drejtpërsëdrejti nga suksesi i përpjekjeve tona të përbashkëta, tha kryeministri

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)