16 Gusht 2022

Kryeministri Kurti kërkon zbatimin e ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor

Prishtinë, 27 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrat Hajdari, Rizvanolli, Murati, Aliu, takoi anëtarët e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, të votuar gjatë javës së kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, Kryeministri theksoi rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit përmes zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në fuqi.

Për më tepër, Kryeministri potencoi përgjegjësinë që anëtarët e këtij Bordi kanë dhe nevojën e domosdoshme për të garantuar transparencë, dhe për të dëshmuar profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës.

Së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, Kryeministri shprehu nevojën e dëshmimit të pavarësisë së plotë të punës së Bordit, nga të gjitha strukturat dhe pushtetet e vendit.

Vetëm veprimi i atillë mund të shkojë në dobi të fuqizimit të shtetit ligjor dhe kthimit të besimit të qytetarëve, bizneseve e investitorëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.


Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)