29 Mars 2024

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq sot viziton Kosovën

Prishtinë, 6 shkurt - Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq do të vizitojë sot Republikën e Kosovës me ç'rast do të pritet nga udhëheqësit e institucioneve të vendit.

Kryeministri Markoviq do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.  

Me pas Kryeministri i Malit të Zi do te pritet me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Te dy delegacionet do të mbajn takime kokë me kokë për të pëfunduar me një konferencë për media nga të dy kryeministrat.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do te takohet me kryeministrin Markoviq.

Kjo vizitë do të ndodh në një kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të deklarohet përfundimisht rreth Marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Markoviq para së të vijë në Kosovë ka deklaruar, se për Malin e Zi çështja e demarkacionit me Kosovën është temë e përfunduar për faktin, se Mali i Zi tashmë anëtar i NATO-os e ka ratifikuar marrëveshjen e kufirit me Kosovën e nënshkruar në vitin 2015.

Demarkacioni është marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në vitin 2015 ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe për ta ratifikuar atë duhet 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës.

Demarkacioni me Malin e Zi është kushti i parafundit i Komisionit Evropian që Kosova të përfshihet në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)