19 Mars 2024

Kryeministri Hoti viziton Maqedoninë e Veriut

Shkup, 23 tetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.
 
Me rastin e kësaj vizite, Kryeministri Hoti do të takoj kryeministrin Maqedon, Zoran Zaev, Presidentin, Stevo Pendarovski, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Zëvendës Kryeministrin e parë Artan Grubi i shoqëruar edhe nga Kryetar i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai me pas do te zhvillojë edhe takime tjera me Udhëheqësit e partive politike si Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa,  Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaqi nga PDSH.

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)