29 Mars 2024

Kryeministri Hoti sot në interpelancë lidhur me dialogun Kosovë - Serbi

Prishtinë, 23 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot punimet e seancës plenare të datës 11 qershor me pikat e pambaruara si dhe do të mbaj seancë të re në të cilën do te mbahet interpelanca me kryeministrin, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë - Serbi.

Në vazhdimin e seancës, pritet të shqyrtohen pesë projektligje: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Në seancën e re, ndërkaq, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të formojë Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit shqiptar, si dhe atë për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Pikë e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë edhe propozimi i GP Nisma Socialdemokrate për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Kryesia la të hapur mundësinë që nëse plotësohen kushtet formale-juridike, në këtë seancë do të futet si pikë e fundit e rendit të ditës edhe interpelanca me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryeministrit Hoti do t’i drejtohet më një shkresë, me kërkesën për raportim në Kuvend para nisjes për në Uashington, në takimin e paralajmëruar për datën 27 qershor 2020, midis delegacioneve nga Kosova dhe Serbia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)