20 Prill 2024

Kryeministri Hoti priti në takim Atasheun ushtarak nga ShBA, Stephen Rose

Prishtinë, 13 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim njoftues Atasheun e ri ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kolonel Stephen Rose, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti, duke i uruar mirëseardhjen Kolonelit Rose, nënvizoi faktin se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të aspiratave të FSK-së, e cila mbetet e përkushtuar që të jetë ndërvepruese me ushtritë mike dhe e integruar në NATO, ndihmën e së cilës Kosova nuk e harron kurrë dhe e çmon përherë.

Në anën tjetër, Koloneli Rose, duke e vlerësuar Kryeministrin Hoti për mirëpritjen, ndër të tjera, tha se është kënaqësi që të japë kontributin e tij në Kosovë, duke u përkushtuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë dhe me interes reciprok.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)