19 Prill 2024

Kryeministri Hoti priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë

Prishtinë, 11 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Grøndahl për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në luftën kundër pandemisë COVID-19, masat për rimëkëmbjen ekonomike, agjendën e reformave evropiane, fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Me këtë, rast kryeministri Hoti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Qeverisë që udhëheqë për ndihmën e Norvegjisë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit, duke vlerësuar se forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie të veçantë edhe në të ardhmen.

Në këtë takim, është diskutuar edhe çështja e dialogut, për të cilën kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)