20 Prill 2024

Kryeministri Hoti për vizitë zyrtare në shtetin e Vatikanit dhe në Itali

Prishtinë, 3 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti,  ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë.  

Nesër paradite Kryeministri Hoti, do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik.

Ndërsa pasdite në ambientet e Qeverisë Italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.

Në vizitën e parë zyrtare të Kryeministrit Hoti, në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë, ai shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Diton Selmanaj,  Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Meliza Haradinaj – Stublla dhe Zëvendës Ministrja  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Teuta Sahatqiu.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)