20 Prill 2024

Kryeministri Hoti paraqitet sot në interpelancë për Ujmanin dhe të pagjeturit

Prishtinë, 19 nëntor - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon sot seancën plenare në të cilën në dy interpelanca do të paraqitet Kryeministri, Avdullah Hoti.

Interpelanca e parë e Kryeministrit Hoti është thirrur sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

Ndërkaq interpelanca e dytë e Kryeministrit Hoti mbahet sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,

Po gjatë kësaj seance do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private,  Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, Projektligjit për Inspektoratin e Punës, Projektligjit për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës,

Kuvendi gjithashtu do të bëje edhe shqyrtimin e Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019, shqyrtimin e Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, shyrtimn e Raportit Vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik dhe Raportit Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Dhe në fund Kuvendu do të formojë Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)