29 Mars 2024

Kryeministri Haradinaj takoi ambasadorët e vendeve të Quint-it

Prishtinë, 10 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilët i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset.

“Vendi ynë është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka theksuar se përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë në rrugën tonë integruese, dhe se edhe tani po punojmë së bashku në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euroatlantike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)