19 Prill 2024

Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame

Prishtinë, 7 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim prijësit e Bashkësisë Islame të Prishtinës, Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit,  Burhanudin Hashani, kryeimam dhe Bahri Sejdiu, Idriz Xhigolli, Bahri Rexha, anëtarë.

Ata e uruan Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij Kryeministër i Qeverisë së vendit, duke u zotuar se do të jenë së bashku në këtë rrugëtim.

Kryeministri Haradinaj pasi i falënderoi prijësit e komunitetit islam të Prishtinës, për kujdesin që kanë treguar për popullin dhe vendin, i informoi me nismat që ka ndërmarrë Qeveria që ai drejton për një dinamikë të re, e në veçanti për miratimin në Qeveri të Ligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, dhe procedimin e tij në Kuvend.

“Ligji për Kryeqytetin, si seli e shtetit, është para së gjithash akt shtetëror dhe adresa e parë e Republikës së Kosovës, pra element i shtetësisë. Me këtë ligj Prishtina merr obligime shtesë, porse ajo edhe përfiton grante qeveritare shtesë që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së prishtinasve”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

 


 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)