20 Prill 2024

Kryeministri Haradinaj pranon urim nga kryeministri kroat, Plenkoviç

Prishtinë, 26 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Në urimin e kryeministrit Plenkoviç thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Dëshiroj t'ju shpreh urimet për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, personalisht dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe t’ju uroj suksese.

Jam i bindur se tashmë marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis Kroacisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen për satisfaksionin dhe përfitimin reciprok.

Ju lutem, pranoni, Shkëlqesia Juaj,  konsideratën më të lartë.

Juaji, sinqerisht,
Andrej Plenkoviç

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)