20 Prill 2024

Kryeministri Haradinaj nderon komandantin Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij

Prishtinë, 1 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, ka vendosur lule tek shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e komandantit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar rolin e veçantë dhe kontributin për liri të Zahir Pajazitit, Hero i Kosovës.

“Është ditëlindja e komandantit Zahir Pajaziti, dhe ky gjest i sotëm, ky nderim, është përcjellje e porosisë, për çka janë flijuar shumë breza. Zahir Pajaziti zë vendin meritor në altarin e lirisë, për rolin e tij të veçantë në luftën çlirimtare. Lavdi i qoftë! “, është shprehur kryeministri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)