24 Prill 2024

Kryeministri Haradinaj iu bënë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë

Prishtinë, 22 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten, Anita Haradinaj, ka votuar sot në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë ,në zgjedhjet për kryetar komune dhe kuvende komunale.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e vendit që të votojnë.

“Ftoj të gjithë qytetarët e vendit që të dalin e të votojnë. Kosovën e presin shumë punë,  një pjesë e punëve të rëndësishme ndodhin në komuna. Janë me rëndësi komunat, kryetarët e komunave, asambletë komunale dhe vetëm me punë mund të shkojmë kah zhvillimi, kah rritja e gjithmbarshme  e vendit dhe kjo rritje kërkon edhe rolin aktiv të qytetarit, pra votën e qytetarit. Prandaj, votoni të gjithë. Me fat” tha kryeministri.

Thirrje për të votuar ka bërë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Anita Haradinaj.

“I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të  shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për kuvendet komunale, për kryetarë të komunave, për ata që punojnë, për ndryshimin në Kosovë” ka thënë Anita Haradinaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)