25 Prill 2024

Kryeministri Haradinaj i pa informuar për arrestimin e qytetarëve turq

Prishtinë, 29 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me arrestimin dhe deportimin e te 6 qytetarëve turq drejtues të kolegjit “Mehmet Akif” në Prishtinë dhe Gjakovë përkatësisht të Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan Gunakan.

"Sot, përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq", ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.

"Si Kryeministër i Kosovës duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi", thekson kryeministri Haradinaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)