19 Prill 2024

Kryeministri Albin Kurti emëron Jeton Zulfaj dhe Agon Hamza këshilltar politik

Prishtinë, 10 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, këshilltar politik, Jeton Zulfaj dhe Agon Hamza.

Zulfaj mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lund-it në Suedi.

Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.

Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion.

Ndërkaq Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni.

Hamza eshtë autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)