29 Mars 2024

Kryekuvendarja Osmani ka marrë telegrame urimi nga shumë politikanë botërorë

Prishtinë, 13 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka marrë shumë urime nga homologë të saj nga disa vende të botës.

Kryekuvendaren Osmani e kanë uruar: Manfred Weber, kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian; Jiří Růžička, ushtrues detyre i kryetarit të Senatit Çek; Dejan Dižan, kryetar i Kuvendit Nacional të Sllovenisë; Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut; Mustafa Şentop, kryetar i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë; Andrey Kovatchev, nënkryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian,  përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, si dhe senatori amerikan, Bob Dole.

Znj. Osmani e kanë uruar edhe një numër i madh i deputetëve nga Gjermania, Austria, Kanadaja, Australia e shumë shtete tjera.

“Në ditët e para të punës si kryetare e Kuvendit, krahas mesazheve dhe urimeve inkurajuese nga qytetarët e vendit, kam pranuar edhe shumë telegrame urimi nga e mbarë bota, kryesisht nga homologët e mi, por edhe nga politikanë të tjerë”, tha znj. Osmani.

“Kujdesi dhe respekti i shteteve mike shërben si një motiv shtesë për t’u angazhuar edhe më shumë që Kuvendin e Kosovës ta bëjmë shembull të funksionimit të institucioneve shtetërore, duke siguruar miratim të ligjeve të mira dhe mbikëqyrje efikase të ekzekutivit”, tha në fund znj. Osmani. Ajo i falënderoi homologët e saj dhe politikanët e shumtë nga e gjithë bota për urimet e tyre, dërguar asaj. ​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)