18 Prill 2024

Kryekuvendari Krasniqi uron 7 Marsin, Ditën e Mësuesit

Prishtinë, 7 mars - Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u dërgoi mësimdhënësve një telegram urimi në të cilin thuhet:

”Sot, përkujtojmë me nderim të veçantë hapjen e shkollës së parë laike shqipe në Korçë, duke përkujtuar të gjithë ata pishtarë të arsimit që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime dhe sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe.

Edhe sot mësimdhënësit tanë kanë një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave të rinj, që janë bazament i një të ardhmeje të ndritur të atdheut.

Në emrin tim dhe në emrin e Kuvendit të Kosovës, të gjithë mësimdhënësve ju urojmë këtë ditë të madhe të arsimit, duke besuar në arritje e suksese edhe më të mëdha në të ardhmen,”, theksohet në telegramin e urimit të kryekuvendarit Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)