18 Prill 2024

Kryekuvendari Konjufca priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport

Prishtinë, 16 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me ç’rast diskutuan për zhvillimet aktuale në vend dhe prioritetet e legjislaturës së re.

Ambasadori Davenport ritheksoi gatishmërinë e OSBE-së për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejme të reformave dhe të demokratizimit.

Kryekuvendari Konjufca e falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin dhe mbështetjen e OSBE-së ndaj institucioneve të vendit tonë, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe synimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)