28 Mars 2024

Krasniqi vazhdoi takimet me përfaqësuesit e partive politike

Prishtinë, 29 shtator  - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi u takua sot  me kryetarin e  Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe me kryetarin e Partisë Liberale Serbe Sllobodan Petroviç.

Në takime u bisedua për situatën politike të krijuar në vend. Krasniqi tha se takimet në kontinuitet do të mbahen edhe me drejtuesit e partive të tjera politike.

Ndërsa Krasniqi i ka deklaruar BBC-së se klima politike në vend është duke imponuar zgjedhjeve të parakohshme, sepse edhe koalicioni PDK-LDK, nuk po arrijnë të bien dakord.

Mësohet se edhe kryeministri i Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi është i interesuar për zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo në anën tjetër KQZ-ja ka shfaq brengen se nuk është e gatshme për zgjedhje tash për tash.

Mbrëmë deri vonë kryeministri Thaçi ka pasur takime me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit, ambasadorët e huaj, EULEX-in dhe përfaqësuesin e zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Feith.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)