28 Mars 2024

Krasniqi uroi Princin e Monakos

Prishtinë, 18 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot Princin e Monakos, Lartmadhërinë e Tij,  Alberti II, me rastin e Ditës Kombëtare të Monakos.

Duke uruar për këtë ditë të madhe për popullin e Monakos, z.Krasniqi çmon lart faktin se Monako është ndër vendet e para që e ka pranuar Kosovën si shtet dhe i ka ndihmuar të formësohet dhe të njihet si shtet sovran dhe i pavarur.

Lartmadhëria e Juaj, me këtë rast dua ta shpreh bindjen time se niveli i marrëdhënieve të shkëlqyera midis Kosovës dhe Monakos do të pasurohet dhe do të forcohet më tutje, në të mirë të vendeve dhe popujve tanë, shkruan, ndër të tjera, në urimin e tij Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)