20 Janar 2021

Krasniqi: Bisedime pas zgjedhjeve

Prishtinë, 5 tetor - Udhëheqësit e institucioneve kosovare theksojnë nevojën që Kosova të mos hyjë në asnjë proces të bisedimeve me shtetin serb para përfundimit të zgjedhjeve të ardhshme në vend.

Ata thonë se Kosova është politikisht e përgatitur që me Serbinë të bisedojë për çështje teknike si dy vende të barabarta, por preferojnë zhvillimin e dialogut me përfaqësues të dalë nga zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtrues detyre i presidentit të vendit, Jakup Krasniqi, u shpreh në favor të nisjes së bisedimeve pasi që Kosova t’i ketë konsoliduar institucionet e reja nga zgjedhjet e ardhshme.

“Do të ishte në interes edhe të politikës, edhe të atyre që duhet t’i mbikëqyrin këto bisedime, që bisedimet të zhvilloheshin kur Kosova i ka institucionet e konsoliduara, do të thotë të dala nga zgjedhjet e reja, të lira dhe të drejta”, theksoi Krasniqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. (Brezovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës. (Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë, ora 16:00)