19 Prill 2024

KQZ zëvendëson deputetët e deritashëm sipas listave të subjekteve politike

Prishtinë, 10 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm, sipas listave të subjekteve politike përkatëse.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës rekomandohet që:
1. Visar Hoti të zëvendësojë Driton Selmanaj;
2. Ismet Beqiri të zëvendësojë Arban Abrashin; dhe
3. Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn.

Nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë rekomandohet që:
1. Arbëreshë Krasniqi të zëvendësojë Albulena Balaj – Halimajn.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të çregjistruar 4 parti politike, të cilat nuk e kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike, siç përcaktohet në nenin 12.6 të ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme.
 
Partitë politike të çregjistruara në mbledhjen e sotme, 10 qershor 2020, janë:
1. ESDAK – Evropska Stranka Demokratske Akcije Kosova;
2. SLS – Samostalna Liberalna Stranka;
3. LD – Lëvizja për Drejtësi; dhe
4. PEK – Partia Euroatlantike e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)