28 Mars 2024

KQZ: votuan 48.91 për qind e votuesve

Prishtinë, 9 janar - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se deri në orën 12:00 në Deçan kanë votuar 11.25 %, Drenas 16. 49 %, Lipjan 17. 70 %, Skenderaj, 14. 40 % dhe në Malishevë 11.36 %.

Në konferencën për shtyp Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se të dhënat janë paraprake të marra nga komisionet komunale zgjedhore. Ajo ka thënë së krahasuar më zgjedhjet e 12 dhjetorit vërehet një numër më i vogël i daljes së qytetarëve në zgjedhjeve. Daka ka bërë të ditur se nuk ka raporte për incidente qe sipas saj mund ta dëmtojnë seriozisht procesin.

Daka pranoi megjithatë se ka pasur disa parregullsi kur disa persona komisionerë partiak kanë tentuar të hyjnë në qendrat e votimit me autorizimet e vjetra ato të 12 dhjetorit dhe jo me autorizimet e reja për këto zgjedhje.

Konferenca e radhës së KQZ-së do të jetë në orën 17:00, ku do të njoftohet për numërim e daljes në zgjedhje deri në orën 16:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)