20 Prill 2024

KQZ vendos për rinumërimin e 24 kutive të votimit

Prishtinë, 26 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e 24 kutive të votimit, 21 prej tyre u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale, ndërsa 3 të tjera Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Rinumërimi i tyre do të bëhet pasi këto kuti votimi nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta.

Gjatë periudhës së Votimit për votuesit jashtë Kosovës (26 shtator deri më 20 tetor 2017) përmes postës janë pranuar 7 mijë e 621 pako me fletëvotime, prej tyre 6 mijë e 735 janë aprovuar. (Të bashkangjitur e gjeni listën me numrin e pakove të fletëvotimeve të aprovuara për shtete dhe të ndara sipas komunave).

Lidhur me raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin Operacional për organizimin e tyre. Disa nga aktivitetet e parapara me këtë plan janë si në vijim:

Periudha e votimit përmes postës: 4 nëntor – 17 nëntor 2017; Fushata zgjedhore për Subjektet Politike: 13 nëntor – 17 nëntor;

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)