18 Prill 2024

KQZ vazhdon me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve në veri

Prishtinë, 10 prill - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin Operacional për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019.

Ky plan parasheh të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale nga komunat Prizren, Deçan dhe Mitrovicë e Veriut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)