22 Nëntor 2019

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Prishtinë, 7 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se sot do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.

Edhe Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka theksuar do t’i shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ajo ka theksuar se sipas të gjitha informacioneve që i kanë nga QNR dhe Sekretariati, të enjten do të jenë në gjendje t’i shpallin rezultatet përfundimtare.

Daka ka sqaruar se pas shpalljes së rezultateve, është periudha që partitë politike, apo kandidatët mund t’i bëjnë së pari në PZAP dhe pastaj në Gjykatën Supreme, dhe nëse ka të tilla, kjo fazë mund të zgjasë 7 deri në 8 ditë.

“Nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme mund të ketë vendime për rinumërim, por unë mendoj se nuk ka më vend për ankesa, kjo varet nga partitë apo kandidatët që mund të mendojnë se u janë bërë padrejtësi”, tha ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën “Nisja e sondazhit për mirëqenien dhe sigurinë e grave në  Kosovë”, e cila organizohet nga OSBE. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Fondacioni Geoffrey Nice në bashkëpunim me “Qendrën për të Drejtat e Njeriut” të RIT Kosov organizon konferencën dy ditore me temë "Narrativat Kalimtare, Post-Kalimtare dhe Strategjike për Luftërat Jugosllave: nga Luftërat dhe Kërkimi i Drejtësisë tek Lojërat Gjeo-Politike të Fuqisë. {RIT Kosova - AUK në Rr. Dr. Shpetim Robaj, në Prishtinë, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)