29 Mars 2024

KQZ shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve

Prishtinë, 1 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon për të gjashtën herë me radhë Ditën Globale të Zgjedhjeve. Me rastin e kësaj dite, KQZ do të lansojë ueb-faqen e re.

Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet në shumë shtete që nga viti 2005 kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale me Zyrtarët e Zgjedhjeve në Hungari.

Nëpërmjet kësaj konference ata dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën.

Shënimi i kësaj dite edhe në Kosovë shprehë përcaktimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar me përkushtim në realizimin e misionit dhe detyrave që ka KQZ-ja si institucion i pavarur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)