20 Prill 2024

KQZ: Rinumërim në 740 vendvotime

Prishtinë, 20 dhjetor - Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve pranë KQZ-së së Kosovës do të rinumërojë votat e 740 vendvotimeve, për shkak të mospërputhjes së të dhënave për partitë politike dhe ato të kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën e disa partive politike për rinumërim të tërësishëm të votave, por përfaqësues të këtij institucioni thonë për mediat vendase, se rinumërimi i votave do të zhvillohet për rreth 740 qendra votimi. Ky vendim është marrë për mospërputhjet e vërejtura në formularë, mes partive politike dhe kandidatëve për deputetë.

Disa nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit i kërkuan KQZ-së rinumërimin e të gjitha votave, pasi sipas tyre, janë manipuluar votat për kandidatët për deputetë nga i njëjti subjekt politik.

Kërkesa për rihapjen e të gjitha kutive të votimit u shtrua për diskutim në mbledhjen e së shtunës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pro rinumërimit të të gjitha votave kanë votuar përfaqësuesit në KQZ të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetarja Valdete Daka thuhet se ka abstenuar në këtë votim, sikurse anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Dardanisë. Mediat në Kosovë thonë se kundër rinumërimit të tërësishëm të votave kanë votuar përfaqësuesit e minoriteteve, ai i Aleancës Kosova e Re, dhe anëtari i komisionit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)