19 Mars 2024

KQZ miraton planin operacional për organizimin e zgjedhjeve lokale

Prishtinë, 17 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e parë të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbldhje të parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave pdhe për kuvende lokale, KQZ mori vendim për miratimin e planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve që do të mbahen më 17 tetor 2021.

Disa nga aktivitetet kryesore të parashikuara me këtë plan operacional janë si në vijim:

Afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjeve fillon më 17 qershor dhe përfundon më 16 gusht;

Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit fillon më 16 qershor dhe përfundon më 30 qershor;

Dorëzimi i kërkesës në institucione për verifikim të kandidatëve sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme fillon më 22 qershor dhe përfundon më 23 gusht;

Vendimmarja e KQZ-së për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet deri më 1 shtator;

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet deri më 8 shtator;

Periudha e fushatës zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor;

Afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe përfundon më 18 gusht;

Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor;

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve të ngujuar në shtëpi fillon më 18 gusht dhe përfundon më 2 tetor;

Periudha për regjistrimin e votuesve me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion fillon më 23 shtator dhe përfundon më 2 tetor;

Periudha për regjistrimin për votuesit me rrethana të veçanta fillon më 23 shtator dhe përfundon më 2 tetor;

Identifikimi i votuesve të infektuar me COVID-19 fillon më 5 tetor dhe përfundon më 14 tetor;

Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës fillon më 20 korrik dhe përfundon më 7 shtator;

Periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit të listës së votuesve fillon më 24 gusht dhe përfundon më 7 shtator;

Certifikimi i listës përfundimtare të votuesve nga KQZ do të bëhet më 14 shtator;

Emërimi i anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fillon më 28 qershor dhe përfundon më 30 qershor;

Emërimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit fillon më 30 shtator dhe përfundon më 2 tetor;

Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë procesin zgjedhor) të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator;

Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë procesin zgjedhor) ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor;

Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator;

Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 shtator dhe përfundon më 2 tetor;




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)