28 Mars 2024

KQZ-ja akreditoi grupin e radhës të vëzhguesve të Zgjedhjeve Lokale

Prishtinë, 5 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e radhës të vëzhguesve të Zgjedhjeve Lokale.

Nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim u bë e ditur se ky është Grupi V i vëzhguesve. Bëhet fjalë për 6 mijë e 548 vëzhgues të tjerë.

Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit është: 31 mijë e 665 vëzhgues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)