20 Prill 2024

KQZ e gatshme për organizimin e zgjedhjeve

Prishtinë, 1 tetor - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua sot  me kryetaren e KQZ-së, znj. Valdete Daka si dhe me kryeshefin e Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peçani.

Gjatë takimit, kryetarja e KQZ-së theksoi se KQZ është e gatshme teknikisht për organizimin e zgjedhjeve nëse do të kërkohet.

Duke folur për sfidat me të cilat do të përballet KQZ, në rast të kërkesës për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 45 ditës, znj. Daka kërkoi nga UD i Presidentit të Republikës, dr Jakup Krasniqi mirëkuptim dhe se për të siguruar një proces ferë, të lirë dhe transparent, sipas saj duhet të plotësohen  disa kushte që kanë të bëjnë me sigurimin e buxhetit në kohën e duhur, përkrahje logjistike, çështje që kanë të bëjnë me listat e votuesve, informimi publik,  çështja e votimit jashtë vendi dhe përkrahja e faktorit ndërkombëtar.

Ndërkaq, në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Rahovecit, ajo theksoi se KQZ është e gatshme për t’i organizuar ato brenda 45 ditësh nëse do të kërkohej.

UD i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi e falënderoi znj Daka për informacionet dhe theksoi se konsultimet për këto tema do të vazhdojmë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)