16 Dhjetor 2019

KQZ diskuton për regjistrimin të tri partive te reja politike

Prizren, 8 gusht -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur së sot do të mbaj sot mbledhjen e radhës në të cilën do të diskutoj për regjistrimin e tri partive të reja politike.

KQZ diskuton për rekomandimin për rishqyrtim lidhur me regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Balliste”, rekomandimin për regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Euroatlantike e Kosovës” dhe rekomandimin për regjistrimin e Iniciativës Politike “Partia Demokratike e Diasporës”.

Po ashtu në këtë mbledhje do të behët edhe njoftimi lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00) 

 

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, pajisje keto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë.  (Spitali i Mitrovicës, Klinika e Neonatologjisë, ora 14:00)