20 Prill 2024

KQZ akrediton 21 mijë e 754 vëzhgues

Prishtinë, 28 shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi paraqiti një raport lidhur me curinë e përgatitjeve të procesit zgjedhor.

Ai bëri të ditur se ka filluar Periudha e Votimit përmes postës (e cila është periudhë për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës) dhe se janë ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim: Përmes postës janë dërguar zarfe (që përmbajnë fletëvotimin në Zgjedhjet për Kryetar dhe fletëvotimin në Zgjedhjet për Kuvend Komunal) dhe udhëzimet se si të plotësohen fletëvotimet. Numri i zarfeve që u janë dërguar votuesve jashtë Kosovës është: 10 mijë e 476, aq sa janë votues të regjistruar suksesshëm në periudhën e aplikimit për regjistrim.

Gjithashtu, janë njoftuar edhe përmes e-mail adresës këta votues për periudhën e votimit përmes postës e cila përmbyllet më 20 tetor 2017.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e radhës të vëzhguesve të Zgjedhjeve Lokale.

Numri i vëzhguesve të akredituar gjatë ditës së sotme është: 21 mijë e 754 vëzhgues. Deri më tani numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 25 mijë vëzhgues.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve emëroi edhe Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit në të 38 komunat e Republikës së Kosovës, të cilët do të angazhohen në Ditën e Zgjedhjeve në 899 Qendra të Votimit me gjithsejt 2 mijë e 505 Vendvotime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)