29 Mars 2024

Kosovës i duhet mbështetja e Norvegjisë

Prishtinë, 23 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl. Në takim u bisedua për marrëdhëniet e deritashme ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.

Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Norvegjisë për Kosovën në shumë fusha, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai tha se perspektiva evropiane e Kosovës është rruga të cilën e përkrahin pa dallim të gjitha institucionet dhe spektri politik në vend, andaj përkushtimi për përmbushjen e detyrave që përshpejtojnë këtë proces është punë me prioritet.

Ambasadori Grondahl, duke uruar kryeparlamentarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, tha se Norvegjia ka qenë afër Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, duke dhënë kontribut të çmueshëm në këtë drejtim.

Ai shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të përkrahur Kuvendin e Kosovës, nëpërmjet projekteve që lehtësojnë punën e administratës dhe të ligjvënësve.

 Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka vend dhe hapësirë që Kosova dhe Norvegjia të avancojnë bashkëpunimin ndërparlamentar, pastaj në ekonomi, arsim, kulturë dhe sferat tjera me interes për të dyja vendet.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)