28 Mars 2024

Kosovë, PZAP: Rivotim në pesë komuna

Prishtinë, 17 dhjetor - Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë votimet në 21 qendra votimi, në pesë komuna, dhe t’i përsërisë ato.

PZAP ka urdhëruar KQZ-në që të shkohet në rivotim në 12 qendra votimi në Skenderaj, 5 në Drenas, 1 në Malishevë, 2 në Decan dhe 1 qendër votimi në Lipjan.

Arsyet, sipas PZAP, janë se gjatë procesit të votimit të 12 dhjetorit ka pasur parregullësi dhe si i tillë, procesi i votimit në këto qendra nuk mund të konsiderohet i vlefshëm.

PZAP po ashtu ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë ndërrimin e komisionerëve të qendrave të votimit dhe të shtojë mbikëqyrjen e procesit të rivotimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)