19 Prill 2024

Kosovalive organizon punëtori për votuesit e rinj

Prishtinë, 27 shtator - Organizata joqeveritare Kosovalive ka hapur thirrjen për aplikim për pjesëmarrje në punëtoritë interaktive: Votuesit fillestarë për një të nesërme më të mirë (First Time Voters 4 a Better Tomorrow)!, ku synohet mbledhja e të rinjve nga të gjitha komunat e Kosovës, të cilët votojnë për herë të parë.

Qëllimi i këtyre punëtorive është angazhimi i të rinjve në procesin zgjedhor përmes votimit, ngritjes së çështjeve dhe sfidave që ata i shohin si barrierë për angazhimin e tyre në procesin elektoral dhe rritjes së vetëdijes ndaj korrupsionit në zgjedhje. Realizimi i punëtorive mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Punëtoria e parë mbahet më 30 shtator në Prishtinë. Në Gjilan punëtoria mbahet më 7 tetor, ndërsa në Ferizaj, Graçanicë dhe Prizren më 14 tetor.

Tri punëtoritë e fundit do të mbahen më datën 21 tetor në Pejë, Mitrovicë të Veriut dhe në Gjakovë. Punëtoritë fillojnë në orën 10:00. Dreka është e përfshirë dhe mbulohet nga Kosovalive.

Personat e interesuar mund ta plotësojnë formularin në linqet e poshtëshënuara, varësisht nga komunat ku jetojnë. Për detajet, të përzgjedhurit do të njoftohen përmes e-mailit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)