19 Prill 2024

Kosova u përfaqësua në Bruksel nga një delegacion pa relevancë

Prishtinë, 9 janar - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se dje Kosova u përfaqësua në Bruksel nga një delegacion pa relevancë.

"Mos të flas për numrin. Më parë, me kompetencë, një ministre e bënte punën e gjithë atyre që ishin në Bruksel."

"Ajo që dëgjuam, ishte se ata e morën një porosi të qartë. Se duhet të kthehen në Kosovë ta heqin taksën, si parakusht për dialogun", thekon Mustafa.

Bashkëkryesuesit në deklaratat e tyre nga Brukseli sipas tij u munduan t'i tregojnë Kosovës se kush janë.

"Ata u morën me vetveten, jo me esencën e dialogut; u morën me taksën, pa dhënë përgjigje, dhe u morën me LDK-në", ka thënë ai.

LDK konsideron se dialogu me Serbinë është çështje shumë serioze për Kosovën.

"Një çështje serioze duhet të ketë qasje serioze dhe institucione që e përfaqësojnë me legjitimitet."

"Jo njerëz që shkojnë në Bruksel për të përgojuar opozitën. Logjika dhe kultura evropiane nuk i kultivon dhe nuk i preferon sjelljet e tilla", ka potencuar me tutja Mustafa.

Kosovën në Bruksel  sipas tij duhet ta përfaqësoj një Qeveri me përkrahje të gjerë, e cila për çështje të dialogut arrin të sigurojë unitet.

"Ndryshe, të tjerët do na i bëjnë letrat e ne do të vazhdojmë të përplasemi ndërmjet veti", ka deklaruar në fund Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)