23 Prill 2024

Kosova renditet e dyta për liderët në procesin e anëtarësimit në BE

Prishtinë, 30 nëntor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon diskutimin e panelit me temë “Progresi në implementimin e reformës ne Administratë Publike: Ku qëndron Kosova?”

Për tre vitet e fundit, Grupi për Studime Juridike dhe Politike së bashku me organizata të tjera në Ballkanin Perëndimor kanë monitoruar reformën e administratës publike (RAP) në të gjithë rajonin, duke ofruar një perspektivë të shoqërisë civile.

Si të kërkohet administrim më i mirë në Ballkanin Perëndimor? Pse është e rëndësishme të përfshihet shoqëria civile? Pse ka rëndësi qasja rajonale për përmirësimin e qeverisjes së mirë?

Me përfundimin e procesit të monitorimit të projektit WeBER, mbahet tryeza në të cilën do të paraqiten të gjeturat e raportit kombëtar të monitorimit të RAP për Kosovën dhe një perspektivë se si Kosova qëndron në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca do të mbledhë palët e interesit nga fusha e RAP, ndër të cilët institucionet bartëse të reformës, përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë, mediave, duke përfshirë anëtarët e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues diplomatikë.

Rezultatet e monitorimit sugjerojnë se Kosova performon më mirë në fushën e Zhvillimit të Politikave dhe Koordinimit dhe Ofrimit të Shërbimeve, ndërsa më dobët në fushën e Llogaridhënies dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Megjithatë, rezultatet rajonale të projektit WeBER sugjerojnë se liderët në procesin e antarësimit në BE nuk janë në të vërtetë të parët.

Më saktësisht, rezultati i përgjithshëm sugjeron se në krahasim me 6 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet e dyta, vetëm pas Shqipërisë, duke lënë prapa liderët në procesin e antarësimit në BE, Malin e Zi dhe Serbinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)