16 Prill 2024

Kosova pret udhërrëfyesin për liberalizim të vizave

Prishtinë, 27 prill -Brenda këtij viti, Komisioni Evropian do të duhet t’ia jepte Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Por, tash për tash, nuk mund të flitet për data, tha Ministri për Integrim, Besim Beqaj.

Ministri Beqaj, pati sot një takim me Ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin rajonal në fushën e integrimeve.

Ministri për Integrim, Besim Beqaj nuk deshi të japë një datë të përafërt se kur Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave, edhe pse, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, pak ditë më parë, tha se kjo do të ndodhë në vitin 2012.

Sipas Ministrit Beqaj, liberalizimi i vizave nuk është një akt, por, një proces, në të cilin po angazhohen të gjitha institucionet e vendit.

“Shpresoj se Kosova shumë shpejt do ta merr udhërrëfyesin dhe shpresoj se Komisioni Evropian, brenda këtij viti, do të duhej t’ia jepte Kosovës udhërrëfyesin. Mendoj se Qeveria e Kosovës është e gatshme ta pranojë atë dhe të merret seriozisht me të gjitha çështjet që dalin prej tij”, ka thënë Beqaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)