28 Mars 2024

Kosova përzgjedhet për Sfidën e dytë të të Rinjëve nga Generation Unlimited

Prishtinë, 1 tetor - E bashkëdrejtuar globalisht nga katër partnerët: UNICEF, UNDP, Plani Ndërkombëtar dhe Organizata Botërore e Lëvizjes Skaut, me përkrahje nga Ndihma Irlandeze (Irish Aid) sot lansohet Sfida e të Rinjëve nga Generation Unlimited 2019/2020, e cila do të mbahet paralelisht në 40 vende në mbarë botën, duke e përfshirë edhe Kosovën. Sfida u bën thirrje inovatorëve të rinj nga e tërë Kosova që të projektojnë zgjidhje për ta përmirësuar arsimin, punësimin dhe angazhimin qytetar.

Sfida e të Rinjëve është pjesë e Generation Unlimited, një partneritet global shumë-sektorial publiko-privat që ua mundëson gjeneratës më të madhe të të rinjëve në histori që të bëhen pjesëtarë frytdhënës dhe aktiv të shoqërisë.
 
Qëllimi i saj është t’i frymëzojë të rinjtë që kanë ide briliante por nuk kanë burime për ti realizuar ato. Kjo i përfshin të rinjtë që përballen me diskriminim çdo ditë për shkak të kombësisë së tyre, gjinisë apo aftësive të tyre të kufizuara, dhe ata që janë të pafavorizuar nga varfëria.
 
Të rinjtë përmes kësaj iniciative do të kenë mundësi që të aplikojnë me idetë e tyre dhe të marrin mbështetje për implementim. Thirrja për aplikime në Kosovë do të lansohet në tetor të këtij viti, dhe aplikuesit e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në një punëtori të projektimit e cila do të mbahet gjatë muajit nëntor. Pas kësaj punëtorie, pesë idetë më të vlerësuara nga secili vend do të marrin mbështetje dhe secila ide do të shpërblehet me nga 1,000$ financim, si dhe të rinjve do të ju ofrohet mentorim për zbatimin e projektit.

Shtatë muaj pas, në qershor të vitit 2020, projektet më të mira nga secili vend do të dorëzohen për një proces ndërkombëtar të vlerësimit. Këto projekte do të marrin financim të mëtejmë deri në 20,000$, së bashku me një program të përshtatur global të inkubacionit, nga partnerët e Generation Unlimited për t’i mbështetur ata në vazhdimësi.

Sfida në Kosovë është duke u bashkëdrejtuar nga UNICEF-i  dhe UNDP-ja.
 
Idetë më premtuese që dalin nga kjo iniciativë do të kontribuojnë në suksesin e Generation Unlimited, një partneriteti global ambicioz shumë-sektorial publiko-privat qëllimi i të cilit është që t’i përmbushë nevojat urgjente për arsim të zgjeruar, trajnim dhe mundësi punësimi për të rinjtë në shkallë të paparë më herët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)