25 Prill 2024

Kosova në vjeshtë mund të shkojë në zgjedhje të reja

Prishtinë, 7 gusht - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë me dije se mosarritja e konsensusit të gjerë politik rrezikon dialogun me Serbinë.

Haziri në një intervistë gazetën “Epoka e Re”, ka thënë se me mospërfshirjen e opozitës dhe shoqërisë civile, ky proces do të jetë i pasuksesshëm ose do të dështojë.

Ai ka thënë se do të ishte mirë të arrihet një konsensus për dialogun, për zgjedhjet e reja, agjendën evropiane dhe krijimin e Ushtrisë.

Nënkryetari i LDK-së e ka mbrojtur qëndrimin e tij se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, dhe ka bërë me dije se kjo temë duhet të diskutohet me Serbinë.

Haziri ka paralajmëruar se në vjeshtë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij do të ketë angazhime më intensive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)