29 Mars 2024

Kosova në krizën më të thellë qeveritare dhe institucionale

Prishtinë, 18 tetor - Kosova gjendet në krizën më të thellë deri tani qeveritare dhe institucionale. Pas dorëhejqes në shtator të presidentit Fatmir Sejdiu, ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi të premten ka shpallur vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme me 13 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës e pakënaqur me këtë vendim ka vendosur që nga sot të dalë nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike të Kosovës. Prej sot LDK-ja do të tërheqë nga qeveria pesë ministrat dhe zëvendëskryeministrin e saj.

Mbrëmë vonë Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur që të mos futet në një qeveri të mundëshme teknike deri në zgjedhjet e parakohshme.

Liderit të saj, kryeministrit Hashim Thaçi, PDK-ja ia ka kaluar kompetencat për veprimet e ardhëshme, që mund të sjellin edhe deri tek zgjedhjet e jashtëzakonshme gjatë këtij viti.

Në rast dorëheqje të kryeministrit apo votimit të mosbesimit në parlament, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)