28 Mars 2024

Kosova në krizë, taksa po i mbulon dështimet e kësaj qeverie

Prishtinë, 25 janar - Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur konferencën e rregullt për medie në të cilën ka vleresuar se shteti i Kosovës është në krizë. 


Sa i përket takses Hoti ka thënë së Serbia meriton taksë shumë më të lartë se kjo që është vendosur, por, për Qeverinë Haradinaj, taksa 100% është bërë strehimore për tu ikur problemeve.

Taksa sipas tijpo i mbulon dështimet e kësaj qeverie: edhe grevën e arsimtarëve, edhe revokimet e njohjeve, edhe përçarjet rreth dialogut, edhe krizën e qeverisjes lokale në komunat në veri, edhe falimentimin e Telekomit, edhe rënien e investimeve të jashtme, edhe mos aprovimin e buxhetit për vitin 2019.

"Taksa është bërë çelës për t’i mbuluar problemet, por nuk po i zgjidh. Sa më shumë që po përkeqësohet situata në Kosovë, duke u paralizuar institucionet një nga një, aq më shumë Qeveria po insistion në taksën 100%. Përveç taksës 100%, asgjë tjetër nuk mund të ofrojë koalicioni PAN për përmirësimin e gjendjes në Kosovë", ka deklaruar Hoti.

Ai ka potencuar se është hera e parë që nis viti pa buxhet të miratuar. Ky sipas LDK-se është një precedent i keq që e ka vendosur Qeveria Haradinaj në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

"Fatkeqësisht, koalicioni PAN po e përdor buxhetin e qytetarëve për pazare politike me PSD-në, vetëm për të qëndruar në pushtet", ka nenvizuar Hoti.

Hoti ka përmendur edhe dialogu me Serbinë i cili sipas tij kurrë nuk ka pasur më shumë paqartësi.

"Vetëm një gjë është e sigurtë, angazhimi i Presidentit për shkëmbim të territoreve. Sa më shpesh që ekipi negociator po shkon në Bruksel, më i paqartë po bëhet në Prishtinë. Ekipi negociator tash i ka hequr tabutë për temat që do të dialogohen në Bruksel", ka shtuar ai.
 
LDK konsideron se me dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri Qeveria me mos veprim ka krijuar rrethana në veri të vendit, të cilat i dëshirojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës që po angazhohen për copëtim të Kosovës.

Duke mos u marrë në mënyrë institucionale me situatën në veri, Qeveria sipas LDK-se po krijon situatë të rrezikshme në aspektin ligjor dhe kushtetues.

Sot, nuk dihet se kush udhëheq me ato komuna, kush autorizon shpenzimet buxhetore dhe si ofrohen shërbimet komunale kur nuk ka Kryetar të Komunës.
    
Hoti ka folur edhe për grevat të cilat vetëm sa po thellohen. "Është e qartë se Qeveria i ka shkaktuar këto greva me vendimin për dyfishim të pagës për vete. Zgjidhja është e qartë: (i) Qeveria të anulojë vendimin për rritje të pagës për vete dhe (ii) ligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet nga fillimi në konsultim me të gjitha kategoritë e punësuarve në sektorin publik", ka nënvizuar ai. 

Gjithashtu ai ka folur edhe për cështjen se si ende nuk janë emëruar anëtarët e KQZ-së nga Presidenti.

"Ne vlerësojmë se me qëllim po bllokohet KQZ-ja tash e 10 muaj.Dhjetëra të zgjedhur nëpër kuvende komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës presin të certifikohen nga KQZ-ja. Presidenti e ka obligim kushtetues këtë gjë dhe nuk mund t’i ikë. Nuk është në diskrecionin e tij të veprojë mbi baza të pazareve politike. Ai duhet të veprojë vetëm në bazë të Kushtetutës, ndryshe do të përballet me Gjykatën Kushtetuese", ka theksuar ne fund Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)