04 Gusht 2020

Kosova nderon 4 korrikun - Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Prishtinë, 4 korrik - Sikurse viteve tjera edhe këtë vit shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA.

Sot ikurse vitin e kaluar zjarrfikësit e Prishtinës e pastrojnë sheshin Bill Clinton,

Flamurin këtë vit do ta ngritin pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinës.

"Në këtë mënyrë dëshirojmë t'i bëjmë respekt të gjithë personelit mjekësor anekënd Kosovës, për punën e sakrificën e madhe të bërë me rastin e pandemisë Covid -19", thekson shoqata "Miqtë e Amerikës".

Në aktivitet është parapa që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësat e Prishtinës.

"Shfrytzojmë rastin që edhe një herë ta falenderojmë Ministrin e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm të FSK dhe Gardën e Nderit të FSK, për përkrahje e pjesmarrje për shumë vite në aktivitetet tona".

"Për nder të kësaj date qytetarëve të rastit në disa komuna do të ju dhurojmë një sasi të konsiderueshme të flamujve amerikan", bën të ditur shoqata "Miqtë e Amerikës".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)