20 Prill 2024

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare

Prishtinë, 3 janar - Njohësit e çështjeve politike në vend vlerësojnë se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare edhe në vitin 2018.

Analisti Mazllum Baraliu tha për Radio Kosovën se kjo qeverisje nuk është në rrugën e duhur për të shkuar tutje.

Megjithatë qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj konsideron se është stabile për të përmbushur mandatin e plotë të saj.

Pavarësisht se gjatë vitit 2017 Kosova organizoi dy palë zgjedhje dhe kaloi nëpër një proces të gjatë elektoral,  në nivel qendror e lokal, analistët politikë po shohin gjasa të mëdha  që edhe në 2018 vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Analisti Mazllum Baraliu i ka thënë Radio Kosovës se qeveria aktuale përkundër deklarimeve, siç i quajti ai “pompoze”, nuk është në rrugën e duhur për të udhëhequr një mandat të plotë.

”Raporti i cili herë herë edhe ndoshta jo në përputhje me ligjin, me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën. Por sidoqoftë, një qeverisje e cila nuk ka ofruar shumë dhe duke e pasur parasysh fragjilitetin e këtij koalicioni, kjo qeverie në vitin e ardhshëm mund të këtë edhe mocione mosbesimi, mund të ketë edhe befasi”, tha Baraliu.

 Ndërkaq, Ismet Kyrziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, shprehet se edhe po të shkohet në zgjedhje të reja, ai nuk sheh ndonjë alternativë apo rirreshtim tjetër politik i cili do t’i jepte Kosovës zgjidhje më të mira.

”Kjo, nuk mendoj. Do të thotë që kjo si shoqëri dhe agjendat që na presin qoftë agjendat e brendshme dhe qoftë ato në përgjithësi dhe rolin tonë në rajon duke përfshirë demarkacionin, asociacionin, liberalizimin e vizave, e të gjitha këto çështje”, tha Kryeziu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)