05 Korrik 2020

Kosova mund të llogaris në Belgjikën si një shtet mik e përkrahës

Prishtinë 14 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot në takim Udhëheqësin e Misionit të Mbretërisë së Begjikës në Kosovë, Jean - Louis Servais me të cilin bisedoi për perspektiven evropiane dhe procesin integrues të Kosovës në BE.

Ministri Reka kërkoi nga Belgjika të mbështesë përshpejtimin e liberalizimit të vizave, sepse siç tha është e pakuptimtë që Kosova të mbetet ishull i izoluar, përderisa, disa shtete më të mëdha në Evropë kanë tash e sa vite regjim të lirë të vizave me BE-në.

Gjatë takimit Ministri Reka shpalosi prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave, në funksion të avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.

Gjithashtu, Ministri Reka kërkoi nga Qeveria e Belgjikës ekspertizë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e integrimit Evropian.

Në aspektin bilateral u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy shteteve dhe njëherit diplomati i lartë belg e rikonfirmoi edhe njëherë se në Mbretërinë e Belgjikës Kosova mund të llogaris në te si një shtet mik e përkrahës i saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)