24 Prill 2024

Kosova mëson nga përvoja rumune, finlandeze e kroate për integrimin Evropian

Prishtinë, 26 mars - Misionet diplomatike në Rumanisë, Finlandës dhe Kroacisë në Kosovë dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Rruga e Integrimit Evropian të Kosovës, një vision nga Trio e Presidencës së Këshillit të Evropës - Rumania, Findlanda dhe Kroacia”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj mbi progresin në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës, arritjet institucionale në këtë drejtim, si dhe sfidat e hasura deri tani.

Një theks i veçantë do t'i kushtohet përvojës rumune, finlandeze dhe kroate, dhe asaj që Kosova mund të mësojë nga kërkesat që këto vende kanë pasur gjatë proecit të tyre integrues.

Për më tepër, diskutimi do të përqëndrohet në pritjet e ardhshme të Kosovës dhe angazhimin institucional, dhe se si zhvillimet brenda BE-së do të përafrohen me procesin e integrimit.

Bashkimi Evropian ka theksuar në vazhdimësi mundësinë për një proces integrimi rajonal. Sidoqoftë, Strategjia e fundit e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor ka vënë në dukje se cilat shtete janë më afër dhe gjithashtu ka identifikuar ato që janë mbrapa sa i përket kësaj çështjeje, ku Kosova renditet në fazat e saja fillestare, me fokus në implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

Meqë shanset për një qasje të tillë janë duke u zbehur dhe një integrim i fragmentuar është duke zënë vend, si do të përballet Kosova me zhvillime të tilla dhe si mund të përfitoj nga përvoja rumune, finlandeze apo kroate?

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)