19 Prill 2024

Kosova, me strategji të politikës së jashtme

Prishtinë, 18 mars - Diplomacia e Kosovës në fund të marsit do të mbajë Konferencën e Ambasadorëve, ku do të diskutohen angazhimet e reja, sidomos veprimtaria diplomatike jo vetëm për njohjen e shtetit të Kosovës, por edhe për bashkëpunimin me shtete të tjera.

Këto objektiva do të prezantohet me një dokument strategjik, i pari i këtij lloji, i cili pritet të finalizohet brenda pak ditësh, theksojnë mediat kosovare.

Kreu i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në këtë konferencë të parë pas dy vitesh të funksionimit të diplomacisë së Kosovës, do të diskutohen shumë çështje të prioriteteve të politikës së jashtme.

Në këtë konferencë, ku do të marrin pjesë të gjithë ambasadorët e Kosovës të akredituar nëpër vende të ndryshme, do të marrin pjesë edhe presidenti Behgjet Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)